7.5 C
Tirana

Vdekja e Matthew Perry/ Një nga dy mjekët pranon fajin!

Më datë:

Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi dje licencën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry.

Mark Chavez, 54 vjeç, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor për ndihmën në furnizimin e paligjshëm të ketaminës. Vdekja e Matthew Perry – i cili ishte jashtëzakonisht i popullarizuar si ‘Chandler’ në serialin televiziv ‘Friends’ – në tetor 2023 tronditi Hollywood-in.

Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Matthew Perry. Jasvin Sangha, i njohur me nofkën “mbretëresha e ketaminës”, akuzohet se ka furnizuar dozën që vrau aktorin 54-vjeçar.

Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, ai tha se ishte i “penduar” për veprimin e tij. “Klienti im pranon përgjegjësinë (e tij). Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar… dhe është jashtëzakonisht i penduar”, u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.

Ky anestetik, ndonjëherë i abuzuar për stimulim ose eufori, fillimisht u mor nga aktori nën mbikëqyrje si pjesë e seancave për trajtimin e depresionit. Por kur iu mohua rritja e dozës, Matthew Perry u kthye diku tjetër.

Një zyrtar i DEA i përshkroi Placencia dhe Chavez si mjekë “mashtrues” që “shkelën betimin e Hipokratit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...