12.5 C
Tirana

Vdekja e 35-vjeçarit në Gjirokastër, si nisi sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes

Më datë:

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër, ku një 35-vjeçar u gjet i pajetë në rrugë, policia ka zbardhur ngjarjen.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 35-vjeçari Gjergj Ajmasi u godit me sende të forta nga një 23-vjeçar. Mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi me inicialet P. Xh., banues në lagjen “Zinxhira”, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërsa akuzohet se ka goditur me sende të forta të riun.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ka qenë një konflikt i çastit, pasi viktima mësohet se ka qenë i dehur. Teksa është përballur me 4 persona në lagje, dyshohet se ai i ka ofenduar dhe njëri prej tyre e ka goditur me grusht.

Për pasojë, thuhet se viktima është rrëzuar me forcë në tokë dhe ka goditur kokën, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...