4.5 C
Tirana

Vazhdojnë luftimet Azerbajxhan-Armeni, vriten 23 persona

Më datë:

Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmarrëveshje territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka rishpërthyer me përplasjet më të rënda në vite.

Së paku 23 njerëz janë raportuar të vrarë të dielën, në luftimet midis dy-ish republikave sovjetike për rajonin e Nagorno Karabakut.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.

Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta edhe sot, raporton Ora News.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se është i sigurt se do të rimarrë kontrollin mbi Nagorno Karabakun.

“Jemi në prag të një lufte të shkallës së plotë në Kaukazin Jugor”, paralajmëroi kryeministri armen, Nikoll Pashinian, duke e akuzuar Azerbajxhanin për agresion të planifikuar.

Të dyja vendet shpallën gjendje lufte dhe mobilizuan ushtritë.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tri dekada, ndërsa ka pasur luftime periodike.

Analistët paralajmërojnë se intensifikimi i dhunës mund t’i shqetësojë tregjet, pasi Kaukazi Jugor është një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror nga Deti Kaspik në tregjet botërore.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu mbështetje për Azerbajxhanin, duke i bërë thirrje edhe botës që ta përkrahë këtë vend në “betejën kundër pushtimit dhe mizorisë” ndaj tij.

Azerbajxhanasit janë popull kryesisht turk, me të cilin Turqia ka lidhje të ngushta.

Rusia, e parë tradicionalisht si aleate e Armenisë, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...