Vasili: Rama ka ditë që fshihet, faktet janë të rënda. Llogaridhënia e hapur!

Më datë:

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga jashtë Kuvendit ka komentuar seancën e sotme plenare, ku mbizotëronin tensionet dhe debatet.

Vasili tha për mediat se sot llogaridhënia në Kuvend është marrë peng, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për mosrespektim të rregullores.

“U rrëmbye fjala deputet. Arsyeja është frika e tyre, dhe korrupsioni. Sot llogaridhënia në Kuvend është marrë peng, prej fyti nga të lemerisurit, të tremburit e Rilindjes.

Në rastin kur kryeministri përmendet me emër dhe mbiemër dhe duhet të përgjigjet me rregullore, fshihet.

Ka ditë të tëra që fshihet, por problemin nuk e zgjidh dot. Keni parë vetëm një pjesë të tij. Faktet janë të rënda, se dëmton dot opozitën.

Fshehja është prova e frikës së tmerrshme. Sot patë se si kryeministri u fsheh në mënyrë të turpshme.

Asgjë nuk i bëjnë dot opozitës, por janë shndërruar në kufoma politike.

Llogaridhënia është e hapur, aty në shesh ku nuk ka më Lindita Nikollë dhe nuk fshihen dot.”, tha Vasili.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FED Invest përmbyll një vit jubilar me rezultate pozitive, të prezantuara në Asamblenë Vjetore

Tiranë, Qershor 2026 – Shoqëria e Kursim-Kreditit FED invest...

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...