Varhelyi: Duhet të marrim përgjegjësitë tona. Të përkushtuar për integrimin e Ballkanit

Më datë:

Para nisjes së Samitit të Sllovenisë, eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të marrë përgjegjësi për veprimet e veta dhe të mbajë premtimet që ka bërë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian”, tha Varhelyi.

“Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim.

Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”.- përfundoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...