11.5 C
Tirana

Vala e re e koronavirusit “infekton” Europën, 46 mijë raste të reja vetëm në Britaninë e Madhe

Më datë:

Koronavirusi po tremb sërish Europën dhe mbarë botën pasi është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit janë regjistruar plot 100 mijë raste të treja gjatë këtij intervali kohor.

Britania e Madhe po përjeton situatën më të vështirë pasi infektimet u rritën sërish, duke kapur shifrën e mbi 46 mijë rasteve të reja.

Shqetësuese në ishull mbeten edhe fatalitetet, ku së fundmi kanë mbërritur në afro 100 raste.

Një rritje me 7 mijë raste më shumë se një ditë më parë ka shënuar edhe Spanja, e cila në total raportoi për 27 mijë infektime.

Në kontinentin evropian, Rusia mban vendin e tretë për rastet e reja, teksa autoritetet atje bën të ditur se janë identifikuar 23 mijë infektime dhe afro 800 viktima.

Rritje rastet kanë patur edhe në Itali, e cila shënoi më shumë se 3 mijë infektime të reja, nga 2 mijë që raportoi një ditë më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...