10.5 C
Tirana

Vaksinohet 111-vjeçarja në Shkodër që mposhti dy luftëra dhe dy pandemi botërore: Pengu më i madh, kërkesa për kryeministrin

Më datë:

111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.

Asgjë nuk e mposhti ketë grua që ka kaluar dy luftëra botërore dhe tashme dy pandemi botërore. Edhe pse pëshpërit e kuptojmë kur tregon me gjeste moshën dhe pak nga historia e saj e rrallë.

Vaksinuesit e gjetën në banesën e saj modeste në lagjen Tophane, ku jeton fillikat dhe i lutet Zotit të largojë pandeminë.

Përveç vaksinës, Zenepja ka marrë gjatë jetës së saj me shume se shekullore vetëm aspirinë, ndërsa për krizat e veshkave thotë se ka pirë vajguri.

Gjithmonë ka dashur të arsimohej, madje emocionohet kur e pyesim për shkollën dhe nuk mban dot lotët.

111-vjeçarja shpreh dëshirën te votoje madje te takoje edhe Kryeministrin Rama. Është madje qytetare model, me pensionin modest paguan faturat e energjisë dhe ujin.

Pengu me i madh që ka në zemer është se nuk lindi kurrë fëmijë, bashkëshorti iu nda nga jeta 20 vite me pare, sot te afërmit përtej kufirit paguajnë nje kujdestare per te.

111-vjeçarja erdhi nga Mali i Zi në Shkodër 97 vite më parë bashkë me 4 motrat e tjera dhe prindërit. Në moshë farë të re, 16 vjeçe u fejua dhe mbeti në Shqipëri, ndërsa pas luftës familja e saj u rikthye në Malin e Zi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...