6.5 C
Tirana

Ushtrisë së Libisë kanë goditur shtatë cisterna karburanti

Më datë:

Nga qendra për shtyp e operacionit “Burkan Al-Ghadab”, që zhvillohet nga ushtria e Libisë, thuhet se shtatë tankerët e karburantit të dërguara për furnizm në qytetin Tarhuna për milicët e Haftar-it u shënjestruan nga elementët ajror në zonën Al-Karyat që ndodhet rreth 400 km në jug të kryeqytetit Tripoli.

Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Libisë kanë përsëritur parajmërimin e tyre për ndalesën e udhëtimit të lirë pa leje paraprake të tankerëve dhe mjeteve të armatosur në këtë rajon, i cili është shpallur si territor i operacionit ushtarak.

Qyteti Tarhuna, i cili ndodhet rreth 90 km në jug të kryeqytetit Tripoli, përdoret nga milicët e Haftar-it si një pikë furnizimi dhe operacionale në sulmet kundrejt kryeqytetit. Qeveria e Libisë për të pastruar nga milicët qytetin Tarhuna, filloi muajin e kaluar një operacion, por që më pas e uli intensitetin e operacionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...