7.5 C
Tirana

Ushtria ukrainase: Mbi 100 000 rusë të ‘eliminuar’

Më datë:

Rusia ka humbur më shumë se 100 000 ushtarë në luftën e saj kundër Ukrainës, sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Sipas një deklarate të ushtrisë ukrainase, 100 400 ushtarë rusë janë “eliminuar”.

Kohët e fundit, Rusia ka raportuar rreth 6000 ushtarë të vrarë në radhët e saj. Media e pavarura ruse, ndërkohë, ka identifikuar më shumë se 10 000 ushatarë rusë të vrarë.

Zyra presidenciale në Kiev, kohët e fundit, njoftoi mbi 10 000 ushtarë ukrainas të vrarë.

Palët ndërluftuese japin informacione të përditësuara për “humbjet” e palës tjetër, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por rrallë për ushtarë të vrarë apo të plagosur në radhët e tyre.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu raportoi në shtator, 5937 ushtarë të vrarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...