19.5 C
Tirana

Ushtria në rrugë për koronavirusin

Më datë:

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku ka folur sot për mediat pas dalljes së forcave të ushtrisë në terren, në kuadër të masave kundër koronavirusit. Kollçaku deklaroi se detyrat e FA-ve janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

Ai nuk dha një afat se sa do të zgjasë ky plan por deklaroi se do të jenë edhe në qytete të tjera jo vetëm në Tiranë.

“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.

Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, deklaroi Kollçaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji “Për gjendjen civile”, Spahia: Të përcaktohen qartë dy gjini në Shqipëri

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike propozuan sot në...

SPAK dërgon për gjykim dy të pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhje në qarkun Kukës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muça: Memorandumi për kontrollin portual në Mesdhe do të rrisë sigurinë detare

Komisioni i ligjeve shqyrtoi sot projektligjin “Për aderimin e...

Liburn Aliu: Porti i Durrësit, port i gjithë shqiptarëve dhe urë bashkëpunimi për rajonin

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu,...