13.5 C
Tirana

UNICEF: Vriten 19 fëmijë nga sulmet ajrore në Jemen

Më datë:

Të paktën 19 fëmijë u vranë në sulmet ajrore në veri të Jemenit fundjavën e kaluar, dhe po kaq mbetën të plagosur, bëri të ditur UNICEF në një deklaratë të enjten ,transmeton Anadolu Agency (AA).”UNICEF me trishtim konfirmon se sulmi i fundit në Al-Jawf, në veri të Jemenit, më 15 shkurt, mori jetën e 19 fëmijëve (tetë djem dhe 11 vajza) dhe plagosi 18 të tjerë (nëntë djem dhe nëntë vajza të tjera)”, tha Sara Beysolow Nyanti, Përfaqësuese e UNICEF-it në Jemen.

Të shtunën e kaluar, rebelët Huthi deklaruan se avionët e koalicionit arab të udhëhequr nga Sauditët kishin në objektiv qarkun Al-Masloub të provincës Al-Jawf me disa sulme, duke vrarë 35 civilë dhe duke plagosur disa të tjerët.

Sulmi u dënua nga OKB. “Ne mbanim shpresë për arritjen e paqes në Jemen. Por përshkallëzimi shqetësues i dhunës gjatë javëve të fundit është një kthim i ngjarjeve të rënda që fëmijët në Jemen vazhdojnë të mbajnë barrën më të rëndë të konfliktit”, tha Nyanti.

UNICEF u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë jetët e fëmijëve duke i dhënë fund kësaj lufte brutale, para së gjithash.

“Vuajtjet e përditshme të fëmijëve në Jemen nuk duhet të harrohen ose të kalojnë pa u vënë re”, shtoi ajo.

Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte kthimin e fitimeve territoriale të rebelëve Houthi.

Sipas OKB-së, që atëherë dhjetëra mijëra jemenasë, përfshirë shumë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, ndërkohë 14 milionë të tjerë rrezikojnë nga uria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...