16.5 C
Tirana

UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

Më datë:

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990.

Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë, raporton AFP. “Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë. Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra. “Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së. Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra.m Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...