Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Më datë:

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë bërë që të gjithë të dyshojnë se mund të jenë martuar në fshehtësi, pasi janë parë në Paris duke mbajtur unaza që duken si unaza martese. Por ngrihen pikëpyetje, kur dhe ku e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre?

Çifti mori pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik dhe në atë kohë nuk u panë me unaza martese. Besohet se dyshja mund të jenë martuar javën e kaluar në New York.

Një burim i tha The Sun se çifti organizoi një darkë në New York javën e kaluar, e cila dyshohet se kishte lidhje me një martesë.

“Ka pasur shumë diskutime se darka ishte për shkak të një dasme. Tani që janë parë me unaza martese, duket se ata ‘janë martuar në heshtje’. Janë një çift shumë i bukur”, tha burimi.

Vitin e kaluar, një burim i tha Daily Mail se Bradley Cooper ka kërkuar bekimin e nënës së Gigi Hadid, Yolanda Hadid, për t’i propozuar martesë.

“Bradley donte që Yolanda ta dinte sa serioz është për Gigin dhe se si ai planifikon të ndërtojë një familje të qëndrueshme me të në New York”, u shpreh burimi.

Sipas të njëjtit burim, aktori ka diskutuar gjithashtu me nënën e tij për mundësinë e martesës me Gigin, pasi të dy kanë një marrëdhënie shumë të afërt.

“Janë shumë të lidhur dhe ai e përfshin atë në çdo gjë. Edhe nëna e Gigit, Yolanda, e mbështet këtë lidhje, ndaj ishte një vendim i natyrshëm”, tha burimi.

Deri tani, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lajmet për një martesë të mundshme. Megjithatë, çifti ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tyre private, ndaj mungesa e një reagimi publik nuk përbën surprizë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...