15.5 C
Tirana

Ulje e befasishme e papunësisë në Zvicër në qershor

Më datë:

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka rënë në 3.2 për qind në qershor, pas ngritjes në 3.4 për qind që kjo shkallë kishte shënuar në maj, raporton Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco).

Para shpërthimit të krizës së koronavirusit – në muajin shkurt – ajo kishte qenë 2.5 për qind.

Sipas anketave të realizuara nga Seco, 150.2289 persona të papunë kanë qenë të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit në fund të qershorit, që është 5.709 më pak se në muajin e kaluar.

Ekonomistët dhe ekspertët e fushës janë shprehur të befasuar me uljen e shkallës së papunësisë në qershor. Ata, si pasojë e vazhdimit të krizës së koronavirusit, kishin parashikuar një ngjitje në 3.55 ose të paktën një vendqëndrim në 3.4% sa ishte në maj.

Papunësia gjithashtu ka pësuar rënie në shumicën e nëngrupeve. Tek adoleshentët (15-24 vjeç) ajo ka rënë në 3.3 nga 3.4 për qind, ndërsa në grupmoshën më të vjetër (50-64 vjeç) ajo ka shënuar rënie  në 2.9 nga 3.0 për qind.

Shkalla e papunësisë në mesin e zviceranëve ka mbetur e pandryshuar në 2.4 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq kjo shkallë ka pasur një rënie të konsiderueshme në mesin e të huajve, ku norma është përmirësuar në 5.5 për qind nga 5.9 për qind sa ka qenë në muajin maj.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, papunësia megjithatë është rritur për 53.067 persona (+54.6 për qind).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...