9.5 C
Tirana

Ueli Maurer njofton dorëheqjen nga Qeveria Federale

Më datë:

Sot, të premten pasdite, Ueli Mauer ka njoftuar dorëheqjen e tij për fund të vitit. Paralajmërimin e ka bërë në një konferencë për media të mbajtur në Bernë.

Ai me këtë rast ka thënë se e shikon me kënaqësi kohën e tij në Këshillin Federal. “Kam një kënaqësi të shkallës së caktuar” thotë Maurer, duke folur për kohën e tij në VBS (DSepartamentin e Mbrojtjes.

Ai thotë se është veçanërisht krenar për punën në fushën e IT-së: “Këtu jemi ndër më të mirët në botë sot”, ka shtuar ai.

Ndërsa për kohën si ministër i financave Maurer ka thënë se ishte një kohë intensive: “E menaxhuam mirë periudhën e Koronës. Jemi riorganizuar mirë”.

Ai thotë se e ka marrë vendimin për dorëheqjen në verën e kaluar dhe se tashmë kishte njoftuar familjen e tij për vendimin.

Politikani 71-vjeçar nuk thotë se çfarë do të bëjë më pas. “Kam shumë projekte. Dua t`i kthehem sërish identitetit tim personal”. Ai do të donte të ishte sërish “Ueli normal” në të ardhmen.

Ueli Maurer thotë se sigurisht që nuk dëshiron të komentojë për pasardhësin e tij. SVP së shpejti do të japë informacion në lidhje me një orar për pasardhësin. Për Maurer-in gjithashtu nuk ka rëndësi nëse do të jetë një grua apo një burrë: “Përderisa nuk është një “Ajo”, është mirë.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...