Uashington: Jemi të gatshëm për negociata serioze me Iranin

Më datë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se janë të gatshme për negociata serioze me Iranin.

Sipas lajmeve të medias amerikane, Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Kelly Craft. Në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së shkroi se janë të gatshëm për negociata “në mënyrë që të mos vihet edhe më në rrezik siguria ndërkombëtare dhe të pengohet që Irani të rrisë tensionin”.

Ajo tha se vrasja e Kasim Sulejmani, komandant i Forcës Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit u bë në kuadër të konventës së Kombeve të Bashkuara për vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur personelin dhe interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme, “nëse është e nevojshme” mund të ndërmarrin veprimtari shtesë.

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mecit Takht Ravançi, në letrën drejtuar Këshillit tha se propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociata ndërkohë që zbaton sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit, është “e pabesueshme”.

Ai bëri të ditur se edhe goditja me raketa balistike ndaj bazës amerikane Ayn el-Esed në Irak është e ligjshme në bazë të nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe shtoi: “Teherani, duke përdorur të drejtën legjitime për tu vetëmbrojtur me përgjigje ushtarake të matur ndaj bazës amerikane në Irak, nuk është në kërkim të përshkallëzimit të tensionit apo të luftës”.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit tha se operacioni ndaj bazës amerikane Ayn el-Esed në Irak është realizuar me delikatesë, janë marrë në shënjestër objektivat ushtarake dhe si rrjedhojë në rajon nuk është dëmtuar asnjë civilë apo pasuri civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjerimi i BE-së hyn në fazë të re/ Shqipëria shihet pranë anëtarësimit

Zgjerimi i Bashkimit Europian po hyn në një fazë...

Ngjarje e rëndë në Shkozet/ Konflikti familjar përfundon me dy të plagosur

Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me...

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...