5.5 C
Tirana

U vetëdorëzua si i dyshuar për vrasjen e Taulant Gjikajt, lihet në burg 36-vjeçari Skerdian Gabrani

Më datë:

Gjykata e Vlorës la në “arrest me burg” Skerdian Gabranin, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës si një nga autorët e dyshuar në vrasjen e Tauland Gjikajt.

Gabrani ishte në kërkim për krimin e ndodhur më shumë se dy muaj më parë.

Tauland Gjikaj u ekzekutua me kallashnikov në datën 3 mars në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Gjikaj u qëllua teksa po ecte në trotuar, ku breshërisë së plumbave u shpëtuan për mrekulli disa kalimtarë. Viktima ka mbajtur më herët dy mbiemra, Beqiraj dhe Manaj, dhe njihej si një person me precedentë të mëparshëm penalë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Lidhur me vrasjen e Tauland Gjikajt, Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar, Hans (Andi) Jonuzaj.

Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”.

Po ashtu, fill pas vrasjes, blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e dyshuar të 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdian Gabriani, i cili u vetëdorëzua dje në Polici.

Policia nuk ka saktësuar se kush ka qëlluar në drejtim të Tauland Gjikës (Beqirajt).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...