18.5 C
Tirana

U thirr për 21 janarin nga SPAK-Berisha: Njoftimin të ma dërgojnë siç kanë bërë me të tjerat

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do i përgjigjet çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë, teksa u pyet mbi thirrjen nga SPAK mbi 21 janarin.

Mund të ju pohoj atë që kam thënë; i jam përgjigjur gjithë jetën time, çdo thirrje organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do ti përgjigjem nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do i përgjigjem.

Por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen. Dhe ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, etj., ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se njoftimi duhet të vijë ashtu siç ka ardhur herët e tjera të cilave sipas Berishës ai është përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur.

…njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftim të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla, krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut.

Ndaj dhe njëherë ju them, asnjëherë mos më pyesni mua a do shkosh. Unë do të shkoj në çdo rast që do thirrem, për çdo problem nga organet e drejtësisë. E kam ligj, e kam aplikuar, zbatuar këtë gjithë jetën time”, tha më tej Berisha.

Berisha vuri në dukje se në banesën e tij kanë ardhur të gjitha njoftimet, përfshirë edhe ato nga gjykata.

… Edhe njëherë po lexoni të pavërteta. Banesa ime, në banesën time kanë ardhur me qindra letra, njoftime dhe të tjerë. Që të gjitha i marrin dhe i dorëzojnë. Midis të tjerash edhe nga gjykata, të gjitha njoftimet. Midis tjerash për dijeni tuaj, ka patur raste që i kanë dërguar edhe me motoçiklete. Prandaj të lutem mos përsërit mashtrime ordinere të njerëzve të cilët janë të angazhuar në propagandë, nuk të takon ty kjo”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se “çështja e 21 janarit nga viti 2013, që ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot, është penguar të hetohet mendoj unë, të rihetohet se mundet, e nuk jam kundër, është penguar vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës, sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-së dhe BE-së janë shumë të qarta dhe kërkojnë hetimin nga polici tek organizatori kryesor”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani: Drejtësia për viktimat e luftës, borxhi më i madh që Kosova ka si shtet e shoqëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se drejtësia për...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura

U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura...

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

 Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni...

GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet

GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për pretendimin...