5.5 C
Tirana

U mbyll pas rastit me COVID-19, Ambasada shqiptare në Athinë: Ja kur rinis puna

Më datë:

Pas mbylljes së punës në ambasadën shqiptare në Athinë për shkak të një punonjës rezultoi pozitiv me COVID-19, vjen një reagim nga ky institucion.

Ambasada teksa ka sqaruar situatën, thekson se puna do të vijojë të jetë e pezulluar deri në marrjen e përgjigjeve për të gjithë punonjësit e saj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, ambasada bëri me dije se janë dezinfektuar të gjitha ambientet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që mos të paraqiten pranë këtij institucioni.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

DEKLARATA E AMBASADËS
Duke kërkuar ndjesë për mbylljen e beftë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ju njoftojmë se në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ishim të detyruar të ndërmerrnim masa urgjente dhe ekstreme.
Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po e zgjidhim dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të Ambasadës.

Për sa më lart, mbetemi në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme do të njoftoheni nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...