13.5 C
Tirana

U kap me mbi 1 kg kanabis në formë xhelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Më datë:

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër u arrestua në rrugën “5 Maji” dhe iu sekuestrua lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.

Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine,  me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...

Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para...