11.5 C
Tirana

U hodh nga ballkoni i Infektivit, pacienti me COVID-19 prej disa ditësh i shtruar në spital

Më datë:

Detaje te reja dalin ne drite nga ngjarja e rendë qe ndodhi sot tek Infektiv, ku një pacient me COVID-19 që u hodh pak çaste me parë nga ballkoni i spitalit. 

I moshuari me inicialet R.B., 70 vjeç, ishte prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital dhe ndodhej i shtruar në terapi intensive.

Ai ishte hedhur nga pjesa e pasme e godinës, ndërsa ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e kokës, pasi ka rënë sipër një pjese betoni.

Kujtojmë se pak kohë më parë tre pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në spitalet COVID, ndërsa u hodhën nga lartësia.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...