U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

Më datë:

Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për 15 protestues.

Pas protestës së opozitës, në total e shoqëruan 23 persona, 4 prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata janë liruar, ndërsa 15 të tjerë u prangosën.

Që në nisje të protestës kishte molotovë dhe fishekjzarre në drejtim të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Nuk munguan edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në një moment kanë qenë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu ata që edhe kanë pasur momente tensioni dhe kanë lëshuar akuza drejt policëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...