19.5 C
Tirana

U arrestua për vrasjen e Behar Sofisë, 45-vjeçari në lot në gjykatë, mohon përfshirjen

Më datë:

45-vjeçari Bujar Leza i akuzuar si bashkëpunëtor të vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt 2021, mohon çdo akuzë.

Raportohet se Leza ka dalë sot në seancën për komunikimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme, por ka mohuar që të jetë i përfshirë në organizimin e vrasjes së 66-vjeçarit Sofia.

Ai është shfaqur i përlotur duke mohuar çdo akuzë, gjithsesi gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Bujar Leza akuzohet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ditën e djeshme 45-vjeçarit i është komunikuar masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrest me burg teksa ndodhej në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, i arrestuar për dhunë në familje.

Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...