8.5 C
Tirana

U akuzua se braktisi fëmijët dhe i la pa ngrënë në shtëpi, nëna: Detyrohesha të punoja.

Më datë:

Blerina Basha, nëna e 3 fëmijëve të mitur, rasti i të cilëve u denoncua dje në Durrës, është përpjekur sërish të sqarojë pozicionin e saj.

Ajo tha se shtëpia ishte në atë gjendje për shkak se prej disa ditësh në pallat nuk ka pasur ujë të pijshëm.

Ajo tha se detyrohej të punonte dhe fëmijët i linte brenda në shtëpi, por nuk do t’i braktiste kurrë ata.

“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje.

Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe.

Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë.

Por çfarë do bëj unë nëse rri në shtëpi. E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë.

Kisha çuar raport në shkollë.

Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nisi shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi.

Sot ne jemi pa ujë në pallat.

Drita kemi, por ujë jo.

Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët.

Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...