10.5 C
Tirana

Turqia regjistron 24 viktima të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.386 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 164.234, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 3.083.121 teste, përfshirë 53.486 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 914 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 356 asistohen me respiratorë.

Ndërkaq, në postimin e tij në Twitter, Koca tha se ka një luhatje në numrin e rasteve në vend.

“Edhe pse numri i testeve është 10 mijë më i madh se ditët e mëparshme, rezultatet na alarmojnë kundër rritjes së rrezikut. Shkaku i rritjes është lehtësimi i masave me ardhjen e verës. Këtë verë, nuk kemi alternativë tjetër përpos zbatimit të masave”, shkroi ministri Koca.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...