Ministria turke e Arsimit, si rezultat i punimeve hulumtuese-kërkimore të zhvilluara në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka prodhuar pajisjen e saj të parë të frymëmarrjes në atelerinë e pajisjeve biomedikale në shkollën e mesme profesionale dhe teknike “Şehit Serkan Talan” në qytetin Hatay.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, Ministria e Arsimit vendosi në veprim kapacitetin prodhues në shkollat e mesme profesionale dhe teknike, ku në këtë drejtim ka vendosur në veprim prodhimin seri për produktet e higjienës dhe dezinfektimit, prodhimin e maskave si dhe të produkteve të ndryshme të veshjeve dhe mbrojtësve njëpërdorimëshe e deri tek mbrojtësit për fytyrën.
Punimet kryesisht u përqendruan në punimet kërkimore-hulumtuese dhe modelimin për pajisjet e makinerive për maskat dhe pajisjet e frymëmarrjes (respiratorët). Në kuadër të kësaj, makineria ultrasonike për maskat u prodhua në Stamboll dhe falë këtyre makinerive të reja kapaciteti për prodhimin e masakave ka arritur në 10 milionë në muaj.
Në fazën tjetër të punimeve brenda këtij qëllimi, pajisja e parë e frymëmarrjes u prodhua në atelerinë e pajisjeve biomedikale në shkollën e mesme profesionale dhe teknike “Şehit Serkan Talan” në qytetin Hatay. Pajisja e frymëmarrjes u modelua në përputhje me shëndetin dhe sigurinë në punë si dhe u prodhua në përputhje me rregulloren e pajisjeve mejkësore të Ministrisë së Shëndetësisë. Prodhimi në seri do të fillojë pas marrjes së patentës së pajisjes për apartatin e frymëmarrjes.
Zëvendësministri i Arsimit, Mahmut Özer në një deklaratë për AA, lidhur me çështjen tha se gjatë periudhës së pandemisë kanë vendosur në veprim shkollat e mesme profesionale.
Ai tha se po bëhet një prodhim intensiv në të gjitha fushat dhe se kanë forcuar infrastrukturën nga prodhimi i materialeve të higjienës dhe dezinfektimit, deri tek prodhimi i maskave, pajisjeve dhe veshjeve të mbrojtjes.
“Ne në qytetet që kemi përzgjedhur koordinojmë punimet hulumtuese-zhilluese për prodhimin e pajisjeve biomedikale për të cilat ka nevojë. Në qytetet pilot që kemi përzgjedhur kemi dhënë një mbështetje serioze për isfrastrukturën e punimeve hulumutese-zhvilluese, për të cilët mësuesit tanë në institucionet arsimore me përkushtim kanë bërë përpjekje të mëdha”, tha Özer.
“Punimet për prodhimin e pajisjeve të frymëmarrjes vazhdonin me sukses në Hatay dhe në Stamboll. Lajmi i parë i gëzueshëm erdhi nga qyteti Hatay. Punimet nën koordinimin e drejtorisë tonë arsimore në Hatay përfunduan me sukses dhe u prodhua pajisja e parë respiratore. Ne jemi shumë të kënaqur që si arsim profesional kemi mundur të prodhojmë dhe të vendosim në shërbim makineri për të cilat ka nevojë në këtë proces”, tha Özer duke rikujtuar se lajmin e parë të gëzueshëm për prodhimin e makinerisë për maskat operacionale ultrasonike automatike me 3 shtresa me tela e kanë dhënë nga Stambolli.
“Në kuadër të kësaj, 3 qendrat tona hulumtuese-zhvillimore në Stamboll, Hatay dhe Bursa po punojnë intensivisht. Në ditët e ardhshme qendra hulumtuese-zhvillimore do të hapim edhe në disa qytete të tjera që kanë infrastrukturë të fortë. Shpresojmë që lajmin tjetër të mirë ta njoftojmë për Stambollin lidhur me prodhimin e pajisjes së frymëmarrjes. Në këtë proces, puna e përkushtuar e drejtuesve dhe mësueve tanë në Hatay është përtej çdo falënderimi, sepse ata kanë punuar ditë e natë për të dhënë këtë lajm të mirë”, tha Özer duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë e kapacitetit prodhues në arsimin profesional dhe teknik.
Zv.ministri Özer ka shprehur falënderime për drejtorin e arsimit në qytetin Hatay, Kemal Kahraman, për drejtorin e shkollës së mesme profesionale dhe teknike “Şehit Serkan Talan” për mësuesin Nurullah Sarı dhe mësuesit e tjerë dhe të gjithë ata që kanë treguar përpjekje të përkushtuar gjatë këtyre punimeve


