15.5 C
Tirana

Turqia lindore në kaos nga tërmeti, ekipet e kërkim-shpëtimit gërmime me duar nën rrënoja në -7 ° Celsius

Më datë:

Turqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter. Epiqendra ishte qyteti Elazig, që ndodhet në pjesën lindore të Turqisë. Teksa raportohet për 4 viktima dhe 84 të plagosur, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren, ku po gërmojnë pranë ndërtesave të shembura.

Siç raportoi dhe më herët ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, deri më tani flitet për 5 ndërtesa të shembura. Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.

Puna më e vështirë është ajo e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët po gërmojnë me duar nën gërmadha, ndërsa temperaturat që shkojnë deri në -7 gradë celsius vështirësojnë punën e tyre.
(BalkanWeb)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...