14.5 C
Tirana

“Turqia do të vazhdojë të mbajë qëndrim të vendosur për paqen në Siri”

Më datë:

Ankara

“Turqia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e vendosur për paqe në Siri”, tha sot kryetari i parlamentit Mustafa Şentop, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj ushtarëve turq,  (AA).

“Targetimi i ushtarëve turq nga regjimi sirian, i cili është admirues vetëm i proksi luftës në rajon, përsërit se sa të rëndësishme janë përpjekjet për paqe të Turqisë në rajon. Turqia do të vazhdojë të marrë qëndrim të fortë për paqen”, tha Şentop në një postim në Twitter.

Deklaratat e Şentop erdhën menjëherë pasi të paktën 5 ushtarë turq ranë dëshmorë ndërsa po aq u plagosën gjatë një sulmi nga forcat e regjimit të Asadit në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri.

Javën e kaluar, një sulm i ngjashëm në Idlib martirizoi shtatë ushtarë turq dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke, duke plagosur më shumë se dhjetëra të tjerë.

Ai tha se sulmi erdhi në kohën e takimit midis delegacioneve turke dhe ruse në lidhje me situatën e përshkallëzimit në Idlib.

“U shpreh ngushëllime familjeve të pikëlluara dhe kombit tonë. Gjithashtu u dëshiroj shërim të shpejtë ushtarëve tanë të plagosur”, tha ai.

Idlibi ka qenë bastioni i opozitës dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan ta kthejnë Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Por, që nga ajo kohë më shumë se 1.800 civilë janë vrarë atje në sulmet nga regjimi dhe forcat ruse, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe një të ri të 12 janarit të këtij viti.

Gjatë vitit të kaluar, mbi 1.5 milionë sirianë janë zhvendosur në drejtim të kufirit turk për shkak të sulmeve të mëdha.

Turqia mbetet vendi që strehon më shumë refugjatë në botë, me mbi 3.7 milionë migrantë të strehuar që nga fillimi i luftës civile siriane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...