Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë

Më datë:

Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale midis dy vendeve.

Sipas një njoftimi të botuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë, marrëveshje Turqi-Venezuelë për “donacionin në fushën e shëndetësisë” u nënshkrua më 11 qershor në Ankara.

“Si një gjest miqësie dhe dashamirësie”, Turqia do të dhurojë pajisje mjekësore, përfshirë 25 ventilatorë, 100 mijë maska kirurgjikale, 50 mijë maska të tipit N95, 35 mijë veshje mbrojtëse, 200 mijë doreza dhe 40 mijë pajisje testimi.

Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në rreth 140 vende për t’i ndihmuar ata të luftojnë pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, pandemia është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga virusi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 18.5 milionë raste me koronavirus, prej të cilëve mbi 11 milionë janë shëruar dhe mbi 700 mijë kanë humbur jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...