7.5 C
Tirana

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë

Më datë:

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, në ceremoninë e nënshkrimit të MTL-së nëpërmjet video-konferencës tha se me nënshkrimin e marrëveshjes, “po përjetojmë një ditë të rëndësishme dhe historike mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Ajo u shpreh se MTL do të jetë garancia më e madhe për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve në periudhën e ardhshme, duke theksuar se marrëveshja do të aktivizohet më 1 janar 2021 dhe nuk do të kenë humbje kohe.

Më tej, ministrja Pekcan theksoi se me këtë marrëveshje, nuk do të mbetet ndonjë paqartësi rreth strukturës së tregtisë me Britaninë e Madhe.

“Po të mos kishte marrëveshje, rreth 75 për qind e eksporteve tona ndaj Britanisë do të përballeshin me barrën e taksave, do të kishim humbje prej rreth 2.4 miliardë dollarë. Ky rrezik është zhdukur që në këtë moment”, theksoi Pekcan, duke shtuar se biznesmenët turq mund të vazhdojnë tregtinë e tyre me Britaninë, për të cilën vlerësoi se “është një treg kritik për ne në çdo aspekt”, u shpreh Pekcan.

Pekcan gjithashtu tha se “derisa ruajmë përfitimet që Unioni Doganor ka sjellë në 25 vite, jemi duke hedhur hapin e parë për të thelluar më tej lidhjet tona”.

Ajo gjithashtu tha se “sot jemi duke përjetuar kënaqësinë për të përmbushur pritjet dhe premtimet që ua kemi dhënë biznesmenëve tanë”.

“Kishim synuar për një MTL ‘pa tarifë’, kjo ndodhi. Marrëveshja përfshin të gjitha produktet industriale dhe ato bujqësore”, theksoi ministrja turke e Tregtisë.

“MTL në aspektin e lidhjeve mes Turqisë dhe Britanisë është një gur i ri dhe shumë i veçantë kilometrik. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe vullnetit të përbashkët midis qeverive tona për të ruajtur dhe zhvilluar kornizën e marrëdhënieve tona aktuale tregtare dhe ekonomike”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...