18.5 C
Tirana

Turqia/ 42 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Më datë:

Turqia raportoi 41.998 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.508 pacientë simptomatikë, dhe 185 vdekje të tjera

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 3,48 milionë, kurse numri i të vdekurve në 32.263, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 22.674 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 3,1 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.311, treguan shifrat e fundit.

Mbi 39,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 246.210 gjatë ditës së kaluar.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16,77 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9,6 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 7,1 milionë dozat e dyta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...