Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.021 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 147.860, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.
Deri më tani, Turqia ka kryer 2.500.890 teste.
Aktualisht, 643 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 266 asistohen me respiratorë.
Ndërkaq, në një postim në Twitter, Koca tha se 85 për qind e rasteve tashmë janë shëruar virusi.
“Mos i braktisni masat nga mashtrimi se ‘virusi e ka humbur efektin'”, tha Koca.


