23.5 C
Tirana

Turqi : 70 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve janë shëruar

Më datë:

“Rritja e numrit të rasteve të reja është brenda kufijve të parashikueshëm, 70 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve janë shëruar”, shkroi Koca në twitter.

Ai gjithashtu tha se 3.109 pacientë të tjerë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 98.889 numrin e të shëruarve.

Ministri Koca njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në vendin e tij është rritur në 3.894, pasi 53 viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i rasteve të koronavirusit në Turqi është rritur në 141.475, me 1.704 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ministri turk tha se që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer mbi 1.4 milion teste të dyshuara COVID-19, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 37.351 teste.

Ministri turk i Shëndetësisë gjithashtu tha vazhdoi të bie numri i pacientëve që janë nën kujdes intensiv dhe i atyre që kanë nevojë për respiratorë.

Duke theksuar nevojën e distancimit social dhe përdorimit të maskave, ai i bëri thirrje popullit që t’u shmangen vendet me shumë njerëz, edhe pse masat për të luftuar përhapjen e virusit gradualisht lehtësohen.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.2 milionë, me pothuajse 288 mijë të vdekur dhe mbi 1.42 milionë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mashtronin shqiptarët me faqen e falsifikuar të postës, arrestohen dy kinezë

Dy kinezë janë vënë në pranga si pjesë e...

Integrimi evropian, prioritet për drejtësi në Shqipëri — Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për...

Sulmet ndaj nënstacioneve elektrike, Kievi akuzon Rusinë për “terrorizëm bërthamor”

Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e...

Morën peng Ilir Topçiun, tre të arrestuar në Devoll

Policia e Devollit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së...