Turqi, 4 të vdekur nga përmbytjet në veriperëndim të vendit

Më datë:

Sipas informacioneve të marra nga ekipet të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit, dy nga katër personat e zhdukur janë gjetur të vdekur.

Të dielën e vonë, Yakup Canbolat, guvernatori i provincës Bursa, tha se sipas një vlerësimi fillestar, dy njerëz kishin vdekur dhe katër ishin të humbur në përmbytje.

Përmbytjet kanë ndodhur në rrethin Kestel, duke paralizuar jetën në lagjet rurale Dudakli, Narlidere, Aksu dhe Kayacik.

Operacionet intensive të kërkim-shpëtimit janë duke u realizuar në zonat e goditura nga përmbytja nga 257 pjesëtarë, 134 prej të cilëve janë të xhandarmerisë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka mbërritur në Kestel me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për të inspektuar zonën.

Sipas vlerësimeve të tij fillestare, Soylu tha se reshjet janë shumë më të larta nga normat sezonale.

Ai tha se tani për tani, e vetmja gjë që ekipi i shpëtimit mund të bëjë është gjetja e të zhdukurve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pse dasma e Taylor Swift mund të jetë një nga më të shtrenjtat e të gjitha kohërave?

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison...

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në kryeqytet

Dita e njëmbëdhjetë e protestës kundër investimit të planifikuar...

President Begaj në SEECP: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot (10...

Starton nesër Botërori më i madh i historisë

Bota e futbollit po përgatitet për ngjarjen më të...