10.5 C
Tirana

Trump: Tarifat ndaj Kinës do të mbeten gjatë bisedimeve të “Fazës 2”

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka riafirmuar se tarifat ndaj Kinës do të mbeten gjatë bisedimeve për një marrëveshje tregtare të fazës së dytë me Pekinin.

Në adresimin e tij në hapjen e edicionit të 50-të të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, marrëdhënien me presidentin kinez, Xi Jingping, presidenti Trump e quajti “të jashtëzakonshme”, duke theksuar se marrëdhëniet midis dy rivalëve janë përmirësuar.

“Ai (Xi Jinping) është për Kinën, unë jam për SHBA-të. Përveç kësaj, ne e duam njëri-tjetrin”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura nga audienca.

Më tej, Trump tha se nëse Washingtoni nuk do të vendoste tarifa ndaj Kinës, faza aktuale e një marrëveshjeje tregtare “nuk do të ishte e mundur”.

“Kjo është arsyeja pse shumica e tarifave tona për Kinën do të mbeten në fuqi gjatë bisedimeve të ‘Fazës 2’ “, tha ai.

Në adresimin e tij gati 30-minutësh, Trump vlerësoi arritjet ekonomike si “të jashtëzakonshme” gjatë tre viteve të para të administrimit të tij dhe kritikoi mosveprimin e qeverive të mëparshme amerikane për t’u përballur me “praktikat grabitqare” të Kinës.

Trump tha se dy marrëveshjet tregtare që administrata e tij i ka nënshkruar gjatë javës me Kinën dhe Kanadanë e Meksikën janë “modeli i ri i tregtisë së shekullit 21”.

Ai shtoi se “ëndrra amerikane është kthyer” me presidencën e tij dhe se “kthimi i madh amerikan” do të jetë “pro-punëtor, pro-familjar dhe pro-qytetar”.

Pritet që Trump ta takohet me liderë botërorë, përfshirë presidentin irakian, Barham Salih, kryeministrin pakistanez, Imran Khan, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e rajonit autonom kurd në Irak, Nechirvan Barzani dhe me presidenten e Konfederatës Zvicerane, Simonetta Sommaruga.

Vitin e kaluar, Trump nuk mori pjesë në forumin e organizuar në Davos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Punonjësi i burgut shiste drogë të dënuarve, kamuflim si ambulant

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste me pistoletë, arrestohet 53-vjeçari në Tepelenë

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë,...

Bezos kundër Musk për dominimin e internetit satelitor

Jeff Bezos do të konkurrojë me Elon Musk për...

Sot protesta kombëtare e PD-së, rrugët që bllokohen në Tiranë

Ashtu siç ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike Sali...