17.5 C
Tirana

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Më datë:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton një kërkesë nga Arabia Saudite për të blerë avionë luftarakë, tip ”F-35”, disa ditë para se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, më 18 nëntor.

Trump në bordin e ”Air Force One” u tha gazetarëve se ”Riadi shprehu një interes të madh për të blerë avionë të përparuar amerikanë të prodhuar nga ‘Lockheed Martin’. Ata duan të blejnë shumë avionë luftarakë. Më kanë kërkuar ta shqyrtoj”.

Komentet erdhën pasi Bloomberg, duke cituar një zyrtar të administratës, tha se Trump dhe princi i kurorës pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë ”F-35”-a.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se të dy gjithashtu planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje ekonomike dhe mbrojtëse, përfshirë një marrëveshje për blerjet e gazit natyror të lëngshëm.

Trump tha se diskutimet do të mbulojnë edhe bisedime më të gjera diplomatike me Riadin.

“Marrëveshjet e Abrahamit do të jenë pjesë e tyre. Shpresoj se do të diskutojmë që Arabia Saudite të hyjë në Marrëveshjet e Abrahamit shumë shpejt”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Mashtroi një shtetas se do ta dërgonte në SHBA për 20 mijë euro, vihet në pranga 40-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur...