12.5 C
Tirana

Trump shkarkon dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij në Senat

Më datë:

Dy zyrtarë të lartë amerikanë që kishin dhënë dëshmi në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë hetimeve ndaj presidentit Donald Trump, janë shkarkuar nga postet e tyre pas përfundimit të gjykimit, ku Trump u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Koloneli Alexander Vindman me prejardhje nga Ukraina, që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës, u shkarkua nga detyra më 7 shkurt.
Në anën tjetër, Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit, tha përmes një njoftimi se Trump planifikon ta emërojë ambasador të SHBA-së në Bashkimin Evropian.

Të dy të lartëpërmendurit kishin dhënë dëshmi që konsiderohej e dëmshme ndaj argumenteve të presidentit Trump ku thuhej se nuk kishte të bënte asgjë me akuzat.
Trump kishte sulmuar publikisht kolonelin Vindman dhe ishte distancuar nga Sondland pas dëshmive të tyre. Zëdhënësja e administratës, Stephanie Grisham, kishte thënë më 6 shkurt se “ndoshta ata njerëz që nuk e kanë respektuar presidentin duhet ta paguajn”.

Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm. Senati i kontrolluar nga republikanët, ka votuar të mërkurën për ta shfajësuar Trumpin, në procesin e nisur nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo ka qenë vetëm hera e tretë në histori që një president amerikan është përballur me një proces të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kokona: Projektet publike, marrëdhënie të besueshme me sektorin publik dhe komunitetit

Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), Elira Kokona,...

Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projektet e reja me arkitekturë mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin...

Transparenca e pagave po përparon në Evropë dhe ngre pyetje për praktikat zvicerane

Pagat, një temë tabu në Zvicër, po bëhen gjithnjë...

Shokon kryeministri sllovak: Trump m’u duk i rrezikshëm në takim, më shqetësoi gjendja e tij

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u tha liderëve të...