Trump, letër liderit verikorean për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një letër dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i bën thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila bazohet në lajmin e agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve KCNA, thuhet se Trump në letrën e tij shpreh dëshirën për krijimin e marrëdhënieve të mira me Korenë e Veriut dhe ka propozuar bashkëpunim lidhur me luftën kundër Covid-19.

Ky hap i Trumpit është mirëpritur nga Qeveria e Phenianit.

Më tej thuhet se letra është një shembull i mirë i marrëdhënieve të vendosura mes liderëve, por se nuk duhet nxitim që kjo të interpretohet si pozitive nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkohë mësohet se nga Shtëpia e Bardhë nuk është dhënë ende një deklaratë lidhur me çështjen.

Në Korenë e Veriut deri më tani nuk është njoftuar ndonjë rast me Covid-19, por pretendohet se mijëra njerëz mbahen nën mbikëqyrje mjekësore kundër përhapjes së virusit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...