13.5 C
Tirana

Trump: Industria komerciale e hapësirës është e ardhmja

Më datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përgëzuar Elon Musk për përmbushjen e një ëndrre dekadash.

Sipas medieve të huaja, ai ka thënë se partneriteti midis NASA dhe SpaceX i ka dhënë Amerikës “një fuqi të pakrahasueshme”.

“Tani e tutje SHBA do të përdorë aftësitë në rritje të shpejtë të sektorit tonë komercial”, ka thënë Trump.

Ne do të përdorim raketa dhe anije kozmike të projektuara, të ndërtuara, në pronësi dhe të nisura nga kompani private amerikane me një çmim fiks për taksapaguesit amerikan”, shton ai.

“Nisja e sotme e raketës e bën të qartë se industria komerciale e hapësirës është e ardhmja”.

Trump ka shtuar se kur ai filloi detyrën si president, NASA kishte “humbur rrugën”.

“Ju nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë”, thotë Trump për duartrokitje. “Dhe ne nuk do të jemi numri dy askund”.

SpaceX dhe NASA tanimë kanë bërë realitet atë që po vlerësohet si një fillim historik. Bëhet fjalë për dërgimin e dy astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Dhe tanimë Douglas Hurley dhe Bob Behnken kanë “shpërthyer” nga SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga Kennedy Space Center në Florida.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private.

Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...