13.5 C
Tirana

Trump fal ish-guvernatorin e Ilinoit, Rod Blagojevich

Më datë:

Presidenti Donald Trump fali të hënën ish-guvernatorin demokrat të Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion për përpjekjen për të shitur vendin e liruar të ish-Presidentit Barack Obama në Senatin amerikan.

Rod Blagojevich u shkarkua nga detyra në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ai u përpoq të shiste vendin e Senatit të liruar nga zoti Obama, pasi ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Duke folur në Shëpinë e Bardhë, ku nënshkroi vendimin për faljen, Presidenti Trump tha se Rod Blagojevich kishte përjetuar një “padrejtësi të tmerrshme”.

Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, ia uli dënimin 14-vjeçar ish-guvernatorit Blagojevich. Zoti Blagojevich ishte shfaqur në emisionin televiziv të zotit Trump, “Celebrity Apprentice”, në vitin 2010 ndërsa ishte në pritje të gjyqit.

Gjykata e Lartë në vitin 2018 hodhi poshtë një apel të zotit Blagojevich për të ulur më tej dënimin e tij, i cili parashikohej të përfundonte në vitin 2026.

Rod Blagojevich është përpjekur ta paraqesë veten si viktimë e një ndjekjeje të tepruar dhe të motivuar politikisht nga forcat federale të ligjit, një akuzë që dukej se bëri jehonë tek Presidenti Trump./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...