18.5 C
Tirana

Trump brenda një ore tre hërë e quan “virusi kinez”

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot e quajti koronavirusin “virusi kinez” tre herë në më pak se një orë.

Deklaratat e Trumpit kundër Kinës vijnë pas pretendimeve të kombit aziatik se ushtria amerikane ka sjellë koronavirusin në territorin e saj.

Disa përdorues të platformës kineze të mediave sociale Weibo kanë pohuar se koronavirusi SARS-CoV-2 u shfaq në Kinë kur 300 pjesëtarë të ushtrisë amerikane arritën në rajonin Wuhan për Lojërat Botërore Ushtarake në mes të tetorit dhe infektuan popullsinë lokale.

Megjithatë, asnjë nga pjesëtarët e shërbimit amerikan që ishin në udhëtimin nuk kanë rezultuar pozitiv.

Specialisti kinez i frymëmarrjes, Zhong Nanshan deklaroi në një konferencë për media në shkurt se “megjithëse Covid-19 u zbulua për herë të parë në Kinë, nuk do të thotë se ai është me origjinë nga Kina”.

Javën e kaluar, Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, reagoi në Twitter duke fajësuar drejtpërdrejt SHBA-të.

“Kur në SHBA filloi zero pacientë? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve?, mund të jetë ushtria amerikane që solli epideminë në Wuhan. Bëhuni transparent! Bëni të dhënat tuaja publike! SHBA na ka borxh një shpjegim!”, u shpreh ai.

Në shenjë hakmarrjeje, Trump dhe disa ligjvënës republikanë prej disa ditësh etiketojnë koronavirusin si “virusi kinez” ose “virusi Wuhan”.

“Unë gjithmonë e trajtoja ‘virusin kinez’ shumë seriozisht dhe kam bërë një punë shumë të mirë që nga fillimi, përfshirë vendimin tim shumë të hershëm për të mbyllur kufijtë nga Kina, kundër dëshirave të pothuajse të gjithëve. Shumë jetë shpëtuam. Narracioni i ri i lajmeve të rreme është i turpshëm dhe mashtrues!”, tha Trump sot.

“Unë do të kem një konferencë për media sot për të diskutuar lajme shumë të rëndësishme nga FDA në lidhje me virusin kinez!”, shtoi ai.

“Për njerëzit që tani janë jashtë punës për shkak të politikave të rëndësishme dhe të domosdoshme të kontrollit, për shembull mbyllja e hoteleve, bareve dhe restoranteve, paratë së shpejti do t’ju vijnë. Sulmi i virusit kinez nuk është faji juaj! Do të jemi më të fortë se kurrë!”, vazhdoi Trump.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...