Tronditet Shkupi! Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten

Më datë:

Dy të vdekur dhe disa të plagosur në Volkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri mëngjesin e sotëm, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme.

Jozyrtarisht, ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.

“Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë nga Klinika e Traumatologjisë thonë se gjendja e të lënduarit është e qëndrueshme.

“Është pranuar një pacient i plagosur nga armë zjarri. Për momentin po bëhen kontrollet e nevojshme. Gjendja e përgjithshme është e qëndrueshme. Pas kontrolleve pacienti do të vazhdojë kurimin me siguri në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, deklaroi Marija Sërceva, Drejtore e Klinikës së Traumatologjisë.

Nga ana tjetër forcat policore janë ende në rrugët e Vollkovës, ndërsa policia po kryen hetim në vendin e ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...