Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në derën e një biznesi në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi më 9 dhjetor.
Autorët e kanë patur një prej tyre mbi kokë, por kjo nuk i ka penguar që të realizojnë objektivin e tyre.
Raportohet se kanë qenë dy autorë që nga fiziku duken adoleshentë.
Ata janë afruar me motor, kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar.
Autorët kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar.
Në Shkodër është kthyer në metodë kërcënimi vendosja e tritolit.
Pak javë më parë ishte rasti i një punonjësi të Tatimeve që iu vendos tritol në automjet.
Ai mbeti i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Siç duket tritoli nuk le gjurmë dhe është zgjedhur si mënyrë efektive për të dëmtuar pronë e tjetrit dhe për të dërguar mesazhe të koduara.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarin nëse ka patur konflikt apo nëse ka dyshime kush mund të jenë autorët.
Ai ka deklaruara se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se prej 15 vitesh prodhon reklama.


