12.5 C
Tirana

Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë

Më datë:

Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ka vijuar zgjerimin edhe gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të aseteve, numrit të investitorëve dhe vlerës së investimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Analiza e tregut tregon se vlera neto e aseteve u rrit ndjeshëm, duke arritur rreth 68.13 miliardë lekë, ose rreth 704 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.77 miliardë lekësh, ose 11,03%.

Në të njëjtën periudhë është zgjeruar edhe baza e investitorëve. Numri i tyre arriti në 41,686, me një rritje prej 10,32% krahasuar me 31 dhjetorin 2024, çka tregon interes në rritje të publikut për investimet kolektive.

Fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike u përkasin asetet më të mëdha të tregut, me një vlerë neto prej rreth 62 miliardë lekësh, ose 640 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11,69% në raport me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, më 30 shtator 2025, në tregun SIK operonin 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF, nga të cilat 4 me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Numri i fondeve të investimit arriti në 16, ku 4 prej tyre janë fonde investimi alternative.

Struktura e investimeve vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, bono thesari dhe obligacione, të cilat përbëjnë 81,21% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 6,24% e portofolit është e orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare.

Sipas AMF-së, këto zhvillime konfirmojnë stabilitetin dhe rritjen graduale të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, duke e konsoliduar atë si një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme investimi në tregun financiar shqiptar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më...

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Sot në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...