Tre Shenjat Që Tregojnë Se Po Goditeni Nga Ishemia

Më datë:

Goditja në tru ose siç njihet ndryshe hemoragjia cerberale është një sëmundje që manifestohet kur qarkullimi i gjakut drejt trurit ndërpritet si pasojë e një bllokimi të një ene të gjakut.

Statistikat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje janë të pakëta, megjithatë, mjekët thonë se në 40 përqind të rasteve personat e prekur nga ishemia mbeten të paralizuar.

Të dhënat e deritanishme thonë se qarqet me numrin më të lartë të vdekjeve nga ishemia janë:

Berati 5.7 vdekje për 1000 banorë

Korça me 5.3 vdekje për 1000 banorë,

Shkodra me 5.1 vdekje për 1000 banorë.

Kukësi me 4.7 vdekje me 1000 banorë.

Qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet ishemike janë:

Durrësi me 3.4 vdekje për 1000 banorë

Tirana me 3.5 vdekje për 1000 banorë,

Elbasani me 4.6 vdekje për 1000 banorë

Lezha me 4.1 vdekje për 1000 banorë.

Neurologët në vend paralajmërojnë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj disa shenjave kryesore të ishemisë.

Ato janë:

Deformimi i një pjese të fytyrës

Njerëzit që goditen nga ishemia në shumicën e rasteve pësojnë deformim të njërës anë të fytyrës.

Nëse dyshoni për një problem të tillë, kërkojini personit të buzëqeshë dhe kësisoj do të dalloni ndonjë deformim të mundshëm.

Dobësim i Krahut

Një nga shenjat më të përhapura është mpirja ose dobësimi i krahut.

Nëse dyshoni që një person po preket nga ishemia, kërkojini t’i ngrejë të dy krahët lart dhe vëreni nëse njëri prej tyre ka vështirësi.

Vështirësia Në Të Folur

Kur një person goditet nga ishemia, atëherë ai ose ajo e ka të pamundur të flasë ose të artikulojë fjalët.

Nëse keni dyshime, kërkojini personit të thotë një fjalë të shkurtër.

Nëse personi në fjalë e ka të vështirë të lidhë dy fjalë ose është krejt i paqartë, atëherë duhet të jetë duke pësuar një goditje në tru.

Telefononi Urgjencën

Nëse dikush ka simptoma të tilla, është shumë e rëndësishme që të reagoni shpejt dhe të telefononi urgjencën ose të shkoni menjëherë në spital

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari në Trauma: Po ndiqet me prioritet gjendja e efektivit të plagosur

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e...

Gjermania gati për një kthesë historike: Kremlini në vështirësi, dialogu është i mundur

Braktisja e dukshme e tryezës së negociatave për konfliktin...

Vendim i ri: Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi...

Dosja “Revanshi”, nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për një...