Transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy nga Kamza në Gjirokastër

Më datë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 7”  për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 7”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe I. Xh., 30 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Xh. dhe I. Xh, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Sofratik, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Liqeni i Shkodrës në UNESCO

Një tjetër arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë...

Salianji hedh akuza të forta: “Sistem i kapur nga pazaret politike”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur...

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, rrit benzinën

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë, më...

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual...