Tragjedi në Turqi, autobusi bie nga 30 metra lartësi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

Më datë:

Një aksident fatal ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, të dielën vonë mbrëma, kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë.

Konkretisht, siç raportojnë mediat turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra.

Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital. 19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo janë alarmuar.

 

Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha se “besojmë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia. Do të kryhen hetime të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e sakta që kanë çuar në aksident”.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunds bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE mbështet mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027-ën

Vendimi i pritshëm nga Komisioni Evropian që të mbështesë...

Mbyllet mes tensioneve seanca e Kuvendit, miratohen pa debat dy projektligje

Seanca plenare u mbyll sot pasi opozita bllokoi për...

Trend rënieje të çmimeve të banesave në gjysmën e parë të vitit 2026

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën...

Milatoviç në OKB: Ky është momenti i suksesit të Malit të Zi

Nga foltorja e Kombeve te Bashkuara, Presidenti malazez Jakov...