Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar

Më datë:

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë. Një shqiptar humbi jetën teksa punonte në një fermë. Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, traktori ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë shqiptarin.

Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë.

Ai ishte një persona, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar do të varroset në atdhe, në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...