13.5 C
Tirana

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Më datë:

Tre gra kanë humbur jetën prej zjarrit që përfshiu këtë të hënë, 26 janar, fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë.

Zjarri nisi pak para orës 04:00 të mëngjesit dhe përfshiu një pjesë të fabrikës, ku flakët shpërthyen masivisht.

Siç shkruajnë mediat greke, pesë punonjëse ishin në vendin e shpërthimit. Tre prej tyre u gjetën të pajeta, ndërsa dy të tjera rezultojnë të zhdukura.

Pesë punonjës të tjerë dhe një zjarrfikës janë dërguar në spital, dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Një pjesë e ndërtesës është shembur ndërsa është krijuar një situatë kaotike me trafikun.

Në vendngjarje po punojnë 40 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa është angazhuar Drejtoria për Luftën kundër Zjarreve të Qëllimshme (DAEE).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...