4.5 C
Tirana

Trafikuan 2.4 ton drogë kokainë drejt Europës, Apeli i Posaçëm lë në burg 6 anëtarë të grupit Rraja

Më datë:

Gjykata e Apelit ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për gjashtë shtetas të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal. Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, R.R.

Shtetasit për të cilët u konfirmua masa e sigurisë janë: I.S, R.Rr, P.Rr, G.Rr, A.Gj, Z.A, J.V, M.B. Nuk bënë ankim shtetasit S.Q. dhe A.N.

Sipas aktakuzës, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Organizim i grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të 333/a, si dhe neni 334/1 i Kodit Penal.

Hetimet e deritanishme tregojnë se baza kryesore e grupit dyshohet të ketë qenë në Nikël.

Forcat e rendit kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në bazat e grupit, banesat dhe ambientet e lidhura me të arrestuarit. Qëllimi i këtyre kontrolleve është mbledhja e provave të mjaftueshme për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe lidhjet e mundshme të personave të tjerë me këtë grup.

Sipas SPAK, grupi ka transportuar marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria dhe Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së dhe Turqisë. Hetimet zbuluan tre raste kryesore gjatë viteve 2020-2021, ku u sekuestruan mbi 2 ton drogë në vende të ndryshme si Mali i Zi, Holanda dhe Turqia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...